Super talenti i Barcelonës pranë largimit, “fajtori” është Lamine

0%

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është takuar të premten me agjentin e Roony Bardghjit, Christian Emile, për të finalizuar largimin e sulmuesit anësor suedez, raporton Diario SPORT.

Bardghji pritet të largohet nga ‘Camp Nou’ në kërkim të më shumë hapësirave dhe minutave, pasi në krahun e djathtë të sulmit përballet me konkurrencën e fortë të Lamine Yamalit, i cili aktualisht konsiderohet titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Hansi Flickut.

Pavarësisht se nuk ka pasur shumë mundësi për të luajtur në ndeshje zyrtare, 20-vjeçari suedez ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik i Barcelonës falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tij në stërvitje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Barcelona nuk dëshiron ta humbasë plotësisht kontrollin mbi të ardhmen e lojtarit dhe preferon një transferim përfundimtar, por duke përfshirë një përqindje nga një shitje e ardhshme. Në këtë mënyrë, klubi katalunas do të mund të përfitojë financiarisht nga zhvillimi i tij në vitet e ardhshme.

Për shërbimet e Bardghjit ka interes nga disa klube evropiane, ndërsa një prej destinacioneve të mundshme është Sporting Lisbona, që po e monitoron situatën e reprezentuesit suedez. Pse Rodri i tha “jo” Real Madridit për Barcelonën?

Zbulohen tri arsyet që ia komunikoi bordit madrilen Barcelona e transferoi Bardghjin për vetëm 2.5 milionë euro, ndërsa tani shpreson që largimi i tij të sjellë një fitim të konsiderueshëm financiar.

Suedezi konsiderohet një lojtar me potencial të madh, por konkurrenca e jashtëzakonshme në repartin ofensiv të Barcelonës ka bërë që klubi dhe lojtari të shohin një largim si zgjidhjen më të mirë për zhvillimin e karrierës së tij./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi