Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e shkel me qëllim Kushtetutën e Kosovës, në zhvillimet rreth konstituimit të Kuvendit. Sadiku, përmes një reagimi, u është drejtuar edhe deputetëve të pranishëm në seancë, duke thënë se heshtja e tyre nënkupton, sipas tij, pranimin e shkeljeve kushtetuese.

“Dmth, Vetëvendosja me paramendim po e shkel Kushtetutën e këtij vendi. Të gjithë deputetët që jeni aty, mbajeni mend mirë këtë ditë. Me heshtjen tuaj, jeni duke e pranuar këtë. Jeni duke e pranuar rrënimin e institucioneve të këtij shteti”, ka shkruar Sadiku. Ai ka paralajmëruar se, sipas tij, kjo situatë mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën “Mbajeni mend mirë: po na dërgoni prapë në zgjedhje. Po e përdhosni shtetin. Po e përdhosni Kushtetutën, rendin dhe ligjin. Po luani me një shtet për të cilin është sakrifikuar shumë”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sadiku ka thënë se zhvillimet e fundit nuk duhet të shihen më si përplasje mes pozitës dhe opozitës, por si çështje që lidhet me funksionimin e shtetit. “Sot nuk është më çështje partie. Nuk është çështje pushteti apo opozite. Është çështje shteti”, ka shkruar ai. Në fund, Sadiku ka paralajmëruar deputetët se përgjegjësia për veprimet e tyre do të mbetet pjesë e karrierës së tyre politike.

“Sepse kjo ditë do të mbetet e shkruar në karrierën tuaj politike dhe në përgjegjësinë tuaj para qytetarëve. Mandatet kalojnë. Pushteti kalon. Emrat dhe veprat mbesin. E ajo që po bëni sot, do t’ju përcjellë gjatë”, ka përfunduar Sadiku. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi