Sistemi Prokurorial i Kosovës ka publikuar pamje nga arrestimi i J.R., të dyshuarit të fundit për krime lufte, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit. Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, paraburgimi ndaj J.R. është caktuar më 3 gusht dhe do të zgjasë një muaj.
“Pamje nga arrestimi i të dyshuarit të fundit për krime lufte, J.R., të cilit Gjykata Themelore në Prishtinë, më 3 gusht i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji”, thuhet në njoftim. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë thënë se do të vazhdojnë hetimet lidhur me rastet e krimeve të luftës.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës mbesin të përkushtuara në hetimin e rasteve të krimeve të luftës dhe në sjelljen para drejtësisë të të gjithë të dyshuarve”, thuhet në njoftimin e Sistemit Prokurorial të Kosovës. / Telegrafi
