Shpërndaje në: Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që ta thërrasë sonte vazhdimin e seancës konstituive, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Në reagimin e saj, LDK-ja ka shprehur shqetësimin për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues, duke paralajmëruar se një situatë e tillë rrezikon ta vendosë Kosovën në një fazë të paqartësisë kushtetuese dhe mungesës së legjitimitetit institucional.
Sipas LDK-së, kjo mund të ketë pasoja të pariparueshme për funksionimin e rregullt të institucioneve dhe sigurinë juridike në vend.
Partia thekson se qëndrimi i saj ka qenë i qartë dhe i pandryshuar gjatë gjithë procesit, se Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, duke shtuar se ky qëndrim është paraqitur në të gjitha takimet konsultative, përfshirë edhe atë të zhvilluar sot nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.
LDK-ja rikujton se zbatimi i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe se respektimi i tyre është në interes të funksionimit demokratik të Republikës së Kosovës. Edhe Arbëri 28 pri 2026 Çka ndodhi mbrëmë në seancën për presidentin?
“Prandaj, LDK i bën thirrje subjektit të parë parlamentar që, në përmbushje të përgjegjësive që i takojnë në këtë proces, të mundësojë mbajtjen e seancës së konstituimit sonte dhe përmbylljen e këtij procesi brenda afatit të përcaktuar nga Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagim.
Sipas LDK-së, mosmbajtja e vazhdimit të seancës sonte, brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, ua pamundëson deputetëve ushtrimin e mandatit të tyre në përmbushje të obligimit kushtetues për konstituimin e Kuvendit.
