Rikthehet fruthi, pas shtatë vjetësh qetësi shpërthen vatra e

0%

Alarmi për shëndetin publik në Kosovë rikthehet nga një sëmundje plotësisht e parandalueshme. Pas shtatë vjetësh pa asnjë rast, brenda një periudhe mjaft të shkurtër, numri i të prekurve nga fruthi ka arritur në mbi 100 të infektuar, duke dëshmuar një rritje të shpejtë dhe shqetësuese të infektimeve në disa komuna të vendit.

Rënia e shkallës së vaksinimit nën kufijtë kritikë rrezikon t’i kthejë çerdhet dhe shkollat në vatra kryesore të përhapjes. Autoritetet shëndetësore në vend bëjnë thirrje urgjente për vaksinim. Mbi 100 rastet e konfirmuara të fruthit, brenda një periudhe më pak se tre muaj, shënojnë një rritje të ndjeshme të një sëmundjeje plotësisht të parandalueshme.

Nga 8 muajsh e deri në moshën 40 vjeç, janë pacientët që janë duke u trajtuar me sëmundjen e fruthit. Përballë këtij shpërthimi që ka prekur shumë komuna, mjekët dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëjnë thirrje për respektim të kalendarit të rregullt të imunizimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rënia e shkallës së vaksinimit nën kufijtë kritikë rrezikon t’i kthejë çerdhet dhe shkollat në vatra kryesore të përhapjes. “Është e përfshirë më shumë mosha e fëmijëve të vegjël, nga 1 deri në 5 vjeç.

Ka raste që nuk e kanë vaksinuar fëmijën në moshën 1-vjeçare dhe tani, me rritjen e rasteve të infektimit me fruth, kanë filluar t’i sjellin”, tha Florina Grezda Ushaku, doktoreshë në mjekësinë familjare . “Në Klinikën Infektive për momentin janë duke u trajtuar 22 raste. Shumica janë të konfirmuara me fruth .Moshat janë kryesisht të vogla, të pavaksinuara, por kemi edhe mosha të shtyra.

Virusi prek shumë sisteme, fillon me temperaturë, skuqje të syve, më pas prek sistemin respirator dhe mund të zhvillojë forma shumë të rënd a”, Lirim Tafilaj, specialist infektolog. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike e cilëson këtë situatë mjaft shqetësuese, pasi vendi ynë nuk kishte regjistruar asnjë rast të vetëm me fruth që nga viti 2017 deri në vitin 2024.

Ky shpërthim i rrufeshëm, sipas autoriteteve, është një sinjal i qartë për rënien e mbulueshmërisë me vaksinim, pavarësisht faktit që dozat ekzistojnë dhe janë të pranishme në çdo qendër mjekësore.

“IKSHPK u rikujton të gjithë prindërve përgjegjësinë për t?i vaksinuar fëmijët me vaksinën MMR dhe për t’i marrë dozat sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit” , pohoi Faik Hoti nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

Bilanci i të prekurve nga ky virus përfshin thuajse të gjitha komunat, ndërkohë që autoritetet shëndetësore rikujtojnë me urgjencë se vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të fruthit dhe komplikimet e rënda që ai mund të shkaktojë te fëmijët.

Burimi: Bota Sot