Hoti: LDK-ja po kërkon pozita institucionale që t’i qetësojë

0%

Shpërndaje në: Ministri në detyrë për Familjen, Andin Hoti, ka akuzuar partitë deri tash në opozitë për krizën politike. Të premten përfundon afati kushtetues për konstituim të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Por kryesuesi Avni Dehari ka caktuar që vazhdimi i seancës së nisur të enjten të mbahet të shtunën.

Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti e kërkuan shtyrjen një ditë më parë me pretekstin se po duan më shumë kohë për negociata me parti të tjera për formim të institucioneve, duke vënë theksin te nevoja për 80 vota për presidentin. Megjithatë, VV-ja si e vetme me pakicat mund ta formojë shumicën në Kuvend dhe për Qeveri.

E Hoti tek ka komentuar qëndrimet e partive të tjera ka pasur vetëm kritika ndaj tyre. Ai i ka akuzuar Partinë Demokratike, Lidhjen Demokratike dhe Aleancën për papërgjegjësi politike e përbuzje të vullnetit të popullit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“PDK dhe AAK kanë zgjedhur rrugën më të lehtë për ta, por jo për popullin dhe Kosovën: t’i çojnë duart lart, të tërhiqen nga çdo bisedim dhe pastaj, nga distanca, të tregojnë me gisht të tjerët. Por, po harrojnë që liderët e partive politike nuk janë ‘drejtorë të kompanive të kërpudhave’. Udhëheqin parti që kanë marrë votën e qytetarëve dhe mandate në Kuvendin e Republikës.

Kanë përgjegjësi politike, demokratike e institucionale të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për krijimin e institucioneve të vendit. PDK-ja thotë: ne nuk lëvizim asnjë hap, pikë. Dhe këtu mbaron edhe ‘dashuria ndaj shtetit për ta’ AAK-ja, ndërkaq, ka zgjedhur një lojë të shëmtuar. Vendos kushte dhe i ambalazhon si sakrificë për qytetarin, sikur papritur aty qenka shpëtimi i Kosovës.

Harrojnë se kanë qenë dhjetëra herë pjesë e pushtetit dhe shumë prej këtyre “kauzave jetike” nuk i kanë pasur as prioritet politik, as plan serioz e aq më pak zbatim kur vetë kanë qeverisur.

Tani, pasi Albin Kurti ka udhëhequr një qeverisje që ka forcuar sovranitetin e vendit dhe ka avancuar Kosovën në shumë fusha, dalin me lojëra të ulëta politike dhe përpiqen t’i shiten qytetarit si shpëtimtarë. E neveritshme!” ka shkruar ai në Facebook për refuzimin e PDK-së dhe të Aleancës për takim me Kurtin.

Ndërkaq për LDK-në, me të cilën Kurti është takuar katër herë, por s’u arrit dakordimi për formim institucionesh, Hoti ka thënë se kjo parti po tenton të qetësojë probleme të brendshme me pozita institucionale. “Ndërkaq LDK-ja, në vend që rezultatin zgjedhor ta lexojë siç është, po tenton që votën e qytetarëve ta shndërrojë në monedhë për pazare të brendshme.

Po kërkon që apetitet dhe problemet e veta të brendshme t’i qetësojë me pozita institucionale të cilat qytetari nuk ia ka dhënë me votë. Jo! Demokracia nuk funksionon kështu.

Zgjedhjet e fundit, sikurse edhe dy palë zgjedhje para tyre, kanë dhënë një mesazh politik që nuk mund të fshihet me negociata pas dyerve të mbyllura: qytetarët kanë treguar qartë se kujt ia besojnë barrën kryesore të qeverisjes”, ka shkruar ai.

Edhe Arbëri 31 jan 2026 Abdixhiku shkon si i dorëhequr, del i fuqizuar me kompetenca Hoti ka akuzuar partitë tjera se po mbajnë peng funksionalizimin e institucioneve. Ai ka thënë se “kjo nuk është opozitarizëm, por marrëzi politike”. “Kosova nuk është pronë e asnjë partie. As institucionet nuk janë plaçkë për t’u ndarë deri sa secili të kënaqë apetitet e veta.

Secili duhet ta marrë përgjegjësinë që ia ka dhënë vota. As më shumë, as më pak”, ka përfunduar Hoti.

Burimi: Koha