Nuk ka njoftim nëse vazhdon seanca e konstituimit të Kuvendit

0%

Ka kaluar ora 12 e mesditës, dhe deri më tani nuk ka njoftim nga Kuvendi nëse këtë të premte do të ketë vazhdim të seancës konstituive të legjislaturës së 11-të. E njëjta u ndërpre dje pasi që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësues të partive, me synimin për të arritur marrëveshje për çështjen e presidentit.

Gjithë kjo derisa mesnata konsiderohet si afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Ndërkohë as nga partitë politike, Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë njoftuar për ndonjë takim mes Kurtit e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët me herët kanë shprehur vullnet për të arritur një marrëveshje politike.

Paraprakisht, në seancë u përfundua verifikimi i mandative të deputetëve dhe më pas betimi i tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot