Familja gjakovare e kthen zarfin me 3.800 euro, paratë i dorëzohen

0%

Një zarf me 3.800 euro u dorëzua në polici në Gjakovë, nga një qytetar, të enjten. Atë e kishte gjetur bashkëshortja e tij brenda hapësirave të një institucioni publik në këtë komunë. Pas procedurave të verifikimit, policia konstatoi se paratë ishin raportuar si të humbura më nga pronari i tyre.

Në bazë të hetimeve të kryera është vërtetuar se shuma i përkiste personit që kishte bërë raportimin dhe mjetet i janë kthyer pronarit legjitim. Policia e Kosovës e falënderon familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke dhënë një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe të bashkëpunimit me institucionet e rendit

Burimi: Bota Sot