Shqiptari i Kosovës në Moskë, shkakton debat të madh në Rusi! Media

0%

Futbollisti nga Kosova, Mirlind Daku, reprezentues i Shqipërisë, po shkakton debat të madh në kryeqytetin rus, Moskë. Transferimi i tij te skuadra e Spartakut të Moskës, ka bërë bujë të madhe dhe nga ana tjetër, media serbe i sulet me zemërim djalit nga Kosova. Madje vajton edhe 11 milionë euro. “Shqiptari Mirlind Daku ka qenë tema kryesore e mediave sportive ruse gjatë ditëve të fundit.

Mirlind Daku mbërriti te Spartaku i Moskës nga Rubini për 11 milionë euro, por tifozët e klubit më të madh rus shpjeguan para dhe pas transferimit se ai është “persona non grata” në klub”, shkarravit media serbe “Kurir”. Mirlind Daku e ndoqi ndeshjen e Kupës së Rusisë midis Spartakut dhe Orenburg (5:1), por ai ishte subjekt i tifozëve të klubit të Moskës që nga minuta e parë.

Shqiptari u fishkëllye, dhe ai e ndoqi ndeshjen në shoqërinë e drejtorit të klubit Francis Kahiga dhe trajnerit të kombëtares ruse Valery Karpin. Tifozët e Spartakut gjatë gjithë ndeshjes kundër Media ruse “Sovsport” shkruan përse tifozët e Spartakut nuk e duan Mirlind Dakun në klub.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Dihet se ata kanë marrëdhënie vëllazërore me tifozët e Cërvena Zvezdës dhe kjo miqësi ka zgjatur për dekada. Nga ana tjetër, Mirlind Daku ofendoi serbët dhe maqedonasit në EURO 2024 pas ndeshjes midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Në atë kohë, Daku u pezullua nga UEFA për dy ndeshje dhe nuk luajti deri në fund të turneut”, shkruan ky medium rus.

Gjithashtu, “Sovsport” shkruan se Mirlind Daku ka tatuazh “Katana 138”. Kjo simbolizon një nga udhëheqësit e UÇK-së Agim Ramadani, nofka e të cilit ishte Katana, dhe ai komandonte njësinë që mbante numrin 138. “Sovsport” kujton se një nga grupet e tifozëve të Spartakut, “Ludi sever”, i bëri thirrje publikisht drejtuesve të klubit të braktisnin transferimin e Dakut.

Në deklaratën e tyre, ata theksuan se e konsiderojnë ftesën e sulmuesit shqiptar një gabim, për arsye të njohura dhe të deklaruara mirë. Ata shpejt u futën në mediat sociale, në kanalin e tyre në Telegram me një foto grafiti skandaloz që shkruante – “Shqip bastard, dil jashtë”.

Ata vazhdojnë të postojnë në kanalin e tyre në të cilat Mirlind Daku nuk është i mirëpritur në klub dhe e përfundojnë me fjalë skandaloze: “Rusët dhe serbët, vëllezër përgjithmonë”. Në fund, gazetari nga “Sovsport” arrin në përfundimin se marrëdhëniet me tifozët janë një çështje krejtësisht tjetër. Shfaqja e një grupi është vetëm fillimi.

Momenti nuk është larg kur e gjithë “Lukoil Arena” mund të fishkëllente për shkak të shfaqjes së një sulmuesi në fushë. “I sapoardhuri nuk ka nevojë për presion shtesë. Por është pothuajse e pashmangshme”.

Burimi: Bota Sot