Policia e Kosovës është duke zhvilluar një bastisje në fshatin Crepulë të Zubin Potokut. Drejtoria Rajonale e Policisë në Veri ka bërë të ditur për KALLXO.com se bastisja po zhvillohet në kërkim të armëve, ndërsa siç thonë ata, deri më tani nuk është gjetur asgjë.
Lokacioni ku po zhvillohet bastisja ndodhet në afërsi të fshatrave Kalludër e Vogël dhe Jabukë, ku ditët e fundit po kryhen gërmime në kuadër të hetimeve për gjetjen e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Për disa ditë me radhë janë kryer gërmime edhe në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku, siç kishte mësuar KALLXO.com, ishin gjetur d isa mbetje mortore. Gërmimet kanë vazhduar edhe në fshatin Jabukë, ku në orët e vona të së hënës janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër personave .
Më , Prokuroria Speciale kishte kërkuar që në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut të fillonin gërmimet, nën dyshimin për një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave nga lufta e fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë rast, fillimisht ishin arrestuar dy persona. Ndërkaq, edhe një i dyshuar tjetër u arrestua nga Policia e Kosovës më , si i dyshuar për krime lufte.
Gjykata e Prishtinës kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Jugosllav Radojeviq, i dyshuar për krime kundër popullatës civile në këtë zonë. Procesi i gërmimeve në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut është ende në fazën e hetimeve. Më , hetimet për mbetje mortore në Zubin Potok janë zgjeruar edhe në një lokacion të tretë.
Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale nuk ka dhënë informacione të mëtejshme. Për gërmimet në Zubin Potok dyshohet se bëhet fjalë për 23 intelektualët, të cilët, sipas rrëfimit të familjarëve për KALLXO.com, janë zhdukur para 27 vitesh në këtë zonë.
Po ashtu KALLXO.com ka raportuar se 51 raste të gjetjes së armëve janë regjistruar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në katër komunat veriore të Kosovës. Sipas Policisë, Komuna e Zubin Potokut prin me 25 raste të identifikuara.
