Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen për pjesëmarrje në aktivitetin që do të organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2026, duke ftuar të rinjtë e moshës 16–29 vjeç të marrin pjesë në diskutime dhe aktivitete interaktive. Aktiviteti do të mbahet më 12 gusht, nga ora deri në , në hapësirën para ndërtesës së Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.
Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë idetë, sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen, si dhe të kontribuojnë me propozime për çështje që lidhen me të rinjtë. Ministria ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog, shkëmbim mendimesh dhe përfshirje aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
