Biseda e parë me një futbollist është e veçantë. Një nga pyetjet është, nëse është i gatshëm të zgjohet në orën 3 të natës për stërvitje. Nëse përgjigja është “jo”, vështirë se lavizja mund të kryhet. Ky është rasti i rrallë i Deportivo Riestra, klub i Primera Division në Argjentinë. Është klubi që zhvillon stërvitjen më masakruese në botë dhe që fiton vetëm kundër skuadrave të mëdha.
Pasi ka marrë pjesë në kategoritë e ulëta, klubi argjentinas nga Nueva Pompeya (Buenos Aires) po tenton të krijojë një status të vetin për të dalë nga mediokriteti. Por pa disiplinë nuk është e mundur. I bindur për këtë është trajneri Guillermo Duró, që ndjek më mënyrë maniakale çdo lëvizje të futbollistëve.
Ajo që tërheq vëmendjen ka të bëjë me stërvitjen ushtarake të zhvilluar në rërën e Pinamar, provincë e Buenos Aires, ku temperaturat në dimër mund të zbresin nën zero. E gjithë skuadra gjendet në plazh në orën , kur është ende errësirë, për seancën e parë stërvitore me top nga tre të tilla në ditë. Në orën pak pushim.
Në palestër lojtarët shkojnë në orën , pastaj mëngjesi dhe pushim para seancës së dytë. Në orën të gjithë drekojnë bashkë, në orën pushim dhe më seanca e fundit në plazh, që zgjat 50 minuta. Më pas not, darka dhe të gjithë në shtrat në orën . Rutinë, që kujton atë të aktorit amerikan Mark Wahlberg, që zgjohej për stërvitje në orën .
Grupi i Deportivo Riestra e mbyll një ditë me 13 orë bashkë në total dhe 5 orë stërvitje. Stërvitja në agim nuk është një markë fabrike e klubeve europiane, por Riestra e presidentit Fabio Pirolo ka edhe një strategji me një impakt të fortë në rrjetet sociale. Gjithçka bëhet më virale, kur lojtarët vrapojnë bashkë me pushuesit dhe tifozët në plazh.
