Kërkohet nga Turqia për organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës lë

0%

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç. Mësuesja me origjinë nga Turqia u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Yazici është dënuar nga gjyqësori turk me 4 vite burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga masa e këtij dënimi, 32-vjeçares i kanë mbetur pa kryer edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg.

Arrestimi i saj u krye në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në momentin kur e reja po udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Gjatë verifikimit të të dhënave në sistem nga Policia Kufitare, doli se ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, çka çoi në prangosjen e saj të menjëhershme për llogari të autoriteteve të Turqisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me vendimin e gjykatës, ajo do të qëndrojë në qeli deri në përmbylljen e procedurave të ekstradimit.

Burimi: Bota Sot