Një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në zonën Kadinhani, në provincën e Konias, në Turqi, pasi një kamion kaloi në korsinë e kundërt të qarkullimit dhe u përplas me katër automjete që prisnin në semafor. Aksidenti ndodhi rreth orës të enjten, në autostradën Konia-Afion Karahisar.
Sipas mediave turke, kamioni po lëvizte drejt Konias kur, teksa iu afrua semaforëve, drejtuesi dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, me shumë gjasa për shkak të një defekti në frena. Mjeti i rëndë fillimisht kaloi nga korsia e djathtë në atë të majtë dhe më pas hyri në korsinë e kundërt. Aty u përplas fuqishëm me tre automjete dhe një kamion, të cilët ishin ndalur në semafor.
Nga përplasja humbi jetën një 65-vjeçar, drejtues i një prej automjeteve, ndërsa 10 persona të tjerë mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan në spitalet e zonës, ku po marrin trajtim mjekësor, shkruan Euronews.al. Momentin e përplasjes e ka regjistruar kamera e një automjeti tjetër që ndodhej në vendngjarje. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
