Pas zvarritjeve, rifillon projekti për vendosjen e pritoreve të

0%

Banorët e lagjes Shkabaj kanë njoftuar se pritet të rifillojë projekti për vendosjen e pritoreve të autobusëve, pas një periudhe zvarritjesh dhe pengesash. Sipas njoftimit, banorët janë informuar nga Drejtoria e Mobilitetit e Kryeqytetit se së shpejti do të nisë implementimi i projektit për vendosjen e pritoreve në këtë lagje.

Në reagim thuhet se projekti ishte penguar më nga kryetari i Bashkësisë Lokale në Shkabaj, por pas përpjekjeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, si dhe drejtorin e Mobilitetit, Pëllumb Bajqinovci, është vendosur që ai të rifillojë. “Për punë të mira nuk dorëzohemi deri në realizimin e tyre, përkundër pengesave”, thuhet në njoftim.

Banorët kanë bërë thirrje për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët në funksion të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe zhvillimit të lagjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi