Katër persona janë arrestuar pas një rrahjeje që ka ndodhur në “Rrugën e Gjilanit” në Prishtinë. Policia njofton se në përleshje janë përfshirë tre persona në cilësinë e viktimave, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Gjermanisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti po hetohet nga organet kompetente.
Burimi:
Bota Sot
