Sydney Sweeney është përfshirë në një aksion humanitar në qytetin e saj të lindjes, Spokane, Washington, ku së bashku me të dashurin e saj Scooter Braun ndihmoi në shpërndarjen e ushqimeve për personat e prekur nga zjarret.
Aktorja e njohur nga “Euphoria” u pa duke punuar me organizatat “World Central Kitchen” dhe “Women and Children’s Free Restaurant”, duke iu afruar vetë makinave për të shpërndarë pako me ushqime për banorët në nevojë. Megjithatë, gjesti i saj nuk u prit vetëm me reagime pozitive.
Disa përdorues të rrjeteve sociale e kritikuan Sweeney-n, duke e lidhur këtë veprim me polemikat e mëparshme rreth reklamës së saj për American Eagle, ku fraza “xhinse të mira” (Good Jeans) u përball me akuza se kishte mesazhe problematike, shkruan DailyMail.
Ndërsa disa e akuzuan se po kërkon të përmirësojë imazhin publik, shumë fansa të tjerë e mbrojtën aktoren, duke vlerësuar faktin që ajo po ndihmon njerëzit e prekur nga katastrofa. “Pavarësisht nëse është publicitet apo jo, ajo po bën diçka për njerëzit në nevojë”, shkroi një komentues.
Sydney Sweeney nuk ka reaguar publikisht ndaj kritikave, ndërsa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes si për karrierën e saj në Hollywood, ashtu edhe për debatet që kanë shoqëruar disa prej projekteve të saj.
