Të premten kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët

0%

Gjatë ditës së premte () do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e vendit. Sipas njoftimit të Policisë, kufizimi do të zbatohet në bazë të vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe parashikimit zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Qarkullimi i këtyre automjeteve në autoudhë do të ndalohet nga ora deri në . Policia ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të lejohet pa kufizime. Nga ky vendim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

“Lusim operatorët dhe ngasësit që ta respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”- thuhet në njoftim

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo