Policia në Ferizaj parandalon një rast të rëndë, neutralizon një

0%

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj, pasi një 31-vjeçar dyshohet se tentoi t’i bënte keq vetes, duke pasur me vete një armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 6 gusht, rreth orës , në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, pjesëtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal kanë kontaktuar me personin dhe kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm me të, me qëllim qetësimin e situatës dhe bindjen që ta largonte armën deri në mbërritjen e patrullave policore.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar njësitet e Stacionit Policor në Ferizaj, të cilat kanë arritur të qetësojnë situatën dhe ta largojnë armën e zjarrit, një pistoletë, që ndodhej pranë 31-vjeçarit në një stol të parkut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Falë ndërhyrjes së policisë, personi është larguar në mënyrë të sigurt nga zona e parkut dhe më pas është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka marrë edhe ndihmë mjekësore dhe trajtimin e nevojshëm nga ekipi i Emergjencës. Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët e personit.

Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit së bashku me gjashtë fishekë.

Në fund, Policia falënderoi ekipet emergjente të Spitalit të Ferizajt për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional të rastit, duke ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

Burimi: Telegrafi