Mjeshtri që la gjurmë në kinematografinë botërore, Vendim Kapaj

0%

Filmi “Odiseu” (The Odyssey) i Christopher Nolan që po pushton kinematë botërore ka marrë edhe një vëmendje të madhe të audiencës shqiptare. Ajo që po merr vëmendje është muzika e filmit, brenda të cilit janë përfshirë tinguj të iso-polifonisë dhe fyellit lab.

Mjeshtri i fyellit dhe cules dyjare, vlonjati Vendim Kapaj, interpretoi me fyell për kompozitorin Ludvig Goranson, i cili më pas e futi në kolonën zanore të filmit “Odiseu”. Pjesë të repertorit të tij dhe nga kolona zanore të këtij filmi, mjeshtri Kapaj interpretoi të hënën, më 3 gusht, në hapje të festivalit “Etno Fest”.

Në një bisedë për KALLXO.com ai ka treguar si u bë pjesë e filmit të Nolanit. Kapaj thotë se ka interpretuar me fyell për orë tëra muzikën e vjetër shqiptare për regjisorin e filmit “Odiseu”, Ludving Goranson, i cili siç thot Kapaj, mbeti i mahnitur me ato që dëgjoi. Incizimet të cilat pastaj u përfshinë nn muzikën e filmit të Nolanit u bënë në teqenë e Kuzum Babait.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Shkuan në Kuzum Baba- institucion fetar-teqe e bektashinjve në Vlorë, dhe aty kam kënduar 5 orë me instrumentet e mia duke dhënë melodi të ndryshme. Fillova me vajet e Labërisë, me fyell që janë kompozime të mia dhe atje (Goransoni) më mbërthen dorën, fillon të dridhet dhe përlotet. I thash: ç’pate? “Ça je ti?” – më tha mua. “Njeri” – i thash unë.

“Një njëri e shikoj unë” – më tha, dhe i thot kolegut: “Ky më solli Odiseun këtu mua”- tha Kapaj. Vetëm pak para se të shfaqej premiera e filmit në kinematë botërore, , mediat botërore dhanë lajmin se muzika shqiptare është në kolonën zanore të “Odseut”. Bashkë me lajmin për muzikën e filmin edhe mjeshtri Kapaj mori famë si instrumentist në opinionin e gjerë.

“Kam mbi 50 vjet që loz me instrumentin, deri dje i përkisja Labërisë dhe Shqipërisë, kurse sot, falë filmit botëror që e shikon gjithë bota, jam krenar që jam i gjithë shqiptarisë, jam i lumtur dhe krenar pasi nuk më ka shkuar mundi kot për gjithë këto dekada”. Filmi i regjisorit Nolan, i xhiruar në IMAX, nisi të shfaqej edhe në kinematë kosovare nga 16 korriku 2026.

Edicioni i gjashtëmbëdhjetë i Festivalit “Etno Fest” është hapur më në fshatin Kukaj të Prishtinës, duke shënuar fillimin e një udhëtimi që këtë vit i kushtohet kujtesës. Çdo natë në “Etno Fest” prezantohen etno-performanca, shfaqje teatrore, filma dokumentarë, debate e mbrëmje muzikore. Edicioni i sivjetmë i këtij festivali mbyllet më me ndarjen e çmimeve të festivalit. Vendim Kapaj.

Foto: KALLXO.com.

Burimi: Kallxo