Matt LeBlanc nxit thashethemet për një lidhje të re, fotografohet në

0%

Aktori Matt LeBlanc , i njohur për rolin e Joey Tribbianit në serialin e famshëm “Friends”, ka nxitur spekulime për një lidhje të re pasi u fotografua duke dalë për darkë me një instruktore joge në Santa Monica, Kaliforni. LeBlanc, 59 vjeç, u pa pranë një gruaje me emrin Chaz, e cila sipas informacioneve është mësuese joge me më shumë se 25 vite përvojë.

Të dy u fotografuan duke lënë një restorant të njohur mes yjeve të Hollywood-it, ndërsa aktori ishte veshur në mënyrë të thjeshtë me kapelë, këmishë të zezë dhe xhinse. Foto: Backgrid Chaz ka themeluar më parë një studio joge për gra në Kaliforni dhe sot punon si konsulente për studio të ndryshme joga, duke i ndihmuar në zhvillimin e biznesit dhe krijimin e komuniteteve.

Ajo është gjithashtu aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga udhëtimet dhe aktivitetet e saj të mirëqenies. Foto: Backgrid Deri tani nuk është konfirmuar nëse mes LeBlanc dhe Chaz ka një marrëdhënie romantike apo nëse bëhet fjalë vetëm për një shoqëri miqësore. As aktori dhe as instruktorja e jogës nuk kanë komentuar për thashethemet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Foto: Backgrid Matt LeBlanc ka qenë i martuar me Melissa McKnight nga viti 2003 deri në 2006 dhe kanë një vajzë, Marina. Pas divorcit, ka pasur lidhje me aktoren Andrea Anders dhe më vonë me producenten e emisionit “Top Gear”, Aurora Mulligan.

Burimi: Telegrafi