Qytetarët e Obiliqit mund të paguajnë faturat e mbeturinave edhe në

0%

Qytetarët e Komunës së Obiliqit tashmë kanë mundësi që pagesat e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave t’i kryejnë edhe në zyrën e Postës së Kosovës në Obiliq. Kjo mundësi është krijuar pas marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga u.d. Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Kastrioti”, Flakron Mjekiqi, dhe Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

Sipas njoftimit, qëllimi i kësaj marrëveshjeje është lehtësimi i procesit të pagesave për qytetarët dhe ofrimi i shërbimeve më të qasshme, më të shpejta dhe më efikase. NPL “Kastrioti” ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Postën e Kosovës synon të përmirësojë shërbimet ndaj qytetarëve të Obiliqit.

Burimi: Telegrafi