Siç duket (që moti!), shumica e opozitarëve të shtetit tonë, Kosovë

0%

“Humbja e vetes brenda vetes” përshkruan një gjendje të një tjetërsimi të thellë të brendshëm, në të cilin njeriu humb kontaktin me nevojat, ndjenjat dhe identitetin e vet. Në këtë rast, njeriu nuk di më se kush është në të vërtetë dhe nuk di se çfarë do. Njëkohësisht ndihet i çorientuar nga vetvetja.

Zoti e ruajtë njerëzimin nga situata të tilla. 🙏 Nga kjo lutje e shenjtë shihet qartë simbolika e kuptimit se njerëzimi është kërcënimi më i madh i vetvetes, dhe jo vetëm. Varësisht dhe shikuar nga perspektiva psikologjike, përkatësisht shpirtërore, sociale, ekonomike apo politike, ky formulim mund të ketë kuptime të ndryshme.

Sidoqoftë, vlerësuar nga gjendja aktuale politike dhe nisur nga gjendja e vendlindjes sonë, jo vetëm tani, por tash e disa vite me radhë, disa opozitarë, siç po vërehet qartë, po vuajnë nga mungesa e një egoje të sinqertë, duke u zhytur çdo ditë e më shumë në shpërfaqjen stresuese të statusit të tyre egoist e naiv, tepër të dëmshëm për gjithë popullin tonë shqiptar, respektivisht për shtetin tonë, Kosovë Dardanin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo gjendje permanente “dështuese”, me pengesat e vazhdueshme kundër ndihmës së dedikuar atdheut për konsolidimin dhe formimin e institucioneve, të cilat luajnë rolin kryesor në stabilizimin dhe ecjen përpara drejt shtetformimit, si dhe në stabilizimin ekonomik e, mbi të gjitha, atë politik të shtetit tonë, tregon se opozitarët, me gjeste të tilla recidiviste bllokuese, duhet ta dinë (nëse ende nuk e dinë dhe të mos e harrojnë kurrë) se, me pengesat e tyre të këtyre formateve, herët a vonë do të duhet t’i dalin drejtësisë përpara, sy më sy.

Pse? Sepse politikanët opozitarë, prej më shumë se dy dekadash, e njohin shumë mirë veten dhe i dinë veprimet e tyre. Pikërisht për këtë arsye kanë frikë nga drejtësia, nga transparenca, nga gjykatat dhe nga ligjet e rrepta. Për aq sa kanë forcë dhe mundësi, po bëjnë rezistencë që të mos lejojnë vendlindjen tonë, Dardaninë, të përparojë.

Kjo lë të kuptohet se mbrojtja e interesave të tyre ka përparësi mbi të mirën e përbashkët të popullit dhe të shtetit në tërësi. TURP PËR TA! Në raste të tilla, natyrisht që populli ynë i gjorë e humb besimin në institucionet demokratike, sepse drejtësia nuk perceptohet si e paanshme. Ndërkohë, popullit i humbet krejtësisht vullneti për t’i dalë zot vendlindjes me votën e tij.

Andaj, trajtuar nga perspektiva psikologjike, një pjesë e opozitës së shtetit tonë (jo e tëra), me vetëpërjashtimin e saj dhe me një gjendje të përgjumur e të trullosur, të karakterizuar nga një “lodhje” anormale, çdo ditë e më shumë po tretet në humbjen graduale të vetvetes.

Kjo gjendje është e shkaktuar nga urrejtja, sharjet, fyerjet dhe injorimi, të cilat nuk po ndalen kundër qeverisë në detyrë dhe Kryeministrit, z. Albin Kurti, duke anashkaluar tërësisht shtetin dhe duke i dhënë më shumë autoritet individit sesa vetë shtetit, thuajse ai është vetë Kosovë Dardania.

Në të vërtetë, Kosova është e popullit të saj dhe vetëm më pas e çdo mandatari të Kryeministrisë, pa marrë parasysh se kush ka qenë, është apo do të jetë në atë detyrë, ashtu siç kanë qenë të gjithë kryeministrat që nga përfundimi i luftës së fundit në fund të viteve nëntëdhjetë. P.S.

Dikush, thjesht, në jetën e përditshme, private dhe zyrtare, funksionon pa e ndjerë atë që në të vërtetë e ndien.

Burimi: Bota Sot