Makina del nga rruga në autostradën Fier-Lushnjë përfundon në

0%

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnjë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Lushnjës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalimin që çon drejt Kolonjës. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në Spitalin e Lushnjës për trajtim mjekësor.

Raportohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë Rrugore, të cilat po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshimet e para janë se dalja nga rruga mund të ketë ndodhur si pasojë e një manovre të gabuar nga drejtuesi i automjetit.

Nga aksidenti nuk ka persona të tjerë të përfshirë, ndërsa vetura ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com