Daku lë pas Ernest Muçin në transferimet më të shtrenjta

0%

Kombëtarja e Shqipërisë ka pasur disa transferime me shifra të konsiderueshme, pikërisht pas vitit 2020. Mirlind Daku kaloi zyrtarisht sot nga Rubin Kazan te Spartak në Rusi. Klubi i Moskës shpenzoi 11 milionë euro që ishte klauzola për prishjen e kontratës. Daku la pas Ernest Muçin duke u bërë pjesë e “Top 5” transferimeve më të shtrenjta nga lojtarët e Kombëtares.

Muçi më parë kalonte nga Legia e Varshavës te Beshiktash për 10 milionë euro. Para Dakut vendoset në listë Myrto Uzuni. Edhe për këtë të fundit, u pagua klauzola e prishjes së kontratës për ta afruar. Asokohe ishte 12 milionë euro te Granada. Më tej, në tre vendet e para ndodhen lojtarë që pas transferimeve me shifra të konsiderueshme, nuk kanë spikatur.

Në vendin e tretë ndodhet Kristjan Asllani. Ky i fundit la Empolin për Interin, ndërsa shifra totale ka kaluar 15 milionë euro. Huazimi për një sezon te zikaltërit konsiderohej i suksesshëm dhe u ble kartoni. Më pas vjen Armando Broja i cili la Çelsin për Empolin në merkaton e verës së kaluar. Shifra kalonte 20 milionë euro. Në vend të parë ndërkohë mbetet prej kohësh Marash Kumbulla.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte viti 2021, kur u aktivizua opsioni i blerjes së kartonit pas huazimit nga Verona. Shifra e raportuar tregohej 26,5 milionë euro. “Panorama Sport” do iu sjellë listën me “Top 5” transferimet më të shtrenjta. “Top 5 transferimet më të shtrenjta me lojtarë të Kombëtares” 1. Marash Kumbulla nga Verona te Roma: 26,5 milionë euro -Viti 2021 2.

Armando Broja nga Çelsi te Bërnli: 20 milionë paund -Viti 2025 3. Kristjan Asllani nga Empoli tek Interi: 15,7 milionë euro -Viti 2023 4. Myrto Uzuni nga Granada tek Austin: 12 milionë euro -Viti 2025 5. Mirlind Daku nga Rubin Kazan te Spartaku i Moskës: 11 milionë euro -Viti 2026

Burimi: Bota Sot