Vajza e Kate Moss shijoi atmosferën në Sunny Hill Festival 2026

0%

Sunny Hill Festival këtë vit ka tërhequr vëmendjen e shumë emrave të njohur ndërkombëtarë, ndërsa mes të pranishmëve ishte edhe modelja Lila Moss, vajza e supermodeles së famshme Kate Moss. Lila, e cila po ndërton me sukses karrierën e saj në industrinë e modës, mori pjesë në festival e shoqëruar nga mikja e saj e ngushtë, influencerja Olivia Neill.

Dyshja ndau me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga qëndrimi në Prishtinë, ku u panë duke shijuar koncertet dhe atmosferën që ofroi Sunny Hill Festival. Foto: Instagram Bazuar në postimet e publikuara, Lila Moss dhe Olivia Neill duket se gëzojnë një raport të afërt me Rinën Lipa, motrën e artistes me famë botërore Dua Lipa, e cila është e angazhuar në organizimin e festivalit.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë tërhequr vëmendjen e fansave, duke e bërë praninë e Lilës një nga momentet më të komentuara të edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival. Këtë edicion në natën e parë performoi Katy Perry, në natë të dytë Lewis Capaldi dhe i ftuar sërish ishte Martin Garrix.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Festivali mblodhi mijëra njerëz nga e gjithë bota, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të komentuara në rajon.

Burimi: Telegrafi