​Raketa besohet që u përplas me Hënën, shkencëtarët presin konfirmimin

0%

Një pjesë e mbetur e një rakete të SpaceX, e cila ka lëvizur në orbitë me rreth 2.43 kilometra në sekondë, besohet të jetë përplasur me hënën. Bëhet fjalë për pjesën e sipërme të një rakete Falcon 9, me madhësi sa një ndërtesë pesëkatëshe dhe peshë prej të paktën 4.000 kilogramësh.

Sipas shkencëtarëve që po e monitorojnë ngjarjen, përplasja pritet të ketë ndodhur dhe do të konfirmohet përmes teleskopëve në kontinentin amerikan, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

NASA kishte parashikuar se përplasja do të ndodhte rreth orës sipas kohës Përplasja nuk paraqet rrezik për Tokën dhe shkencëtarët e konsiderojnë si një mundësi unike për të studiuar ndikimin e objekteve në sipërfaqen hënore. Raketa Falcon 9 ishte nisur vitin e kaluar, ndërsa pjesa e saj e parë ishte e ripërdorshme dhe e projektuar të kthehej në Tokë për misione të tjera.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, sipas transmetuesit britanik BBC, SpaceX ka nisur një tjetër raketë Falcon 9 nga Florida në kuadër të misionit “BlueBird 11-13”, që po dërgon tre satelitë në orbitë.

Burimi: Bota Sot