Drejtori i departamentit të makinave në FIA, Nikolas Tombazis, ka deklaruar se problemet me rregulloren e motorëve në Formula 1 për vitin 2026 mund të ishin shmangur nëse prodhuesit do të kishin pranuar ndryshimet e propozuara nga FIA dy vite më parë. “Mund t’i kishim marrë këto masa dy vite më herët. Gjithçka do të ishte shmangur, por ata refuzuan”, u shpreh Tombazis.
Ai sqaroi se rregullat e qeverisjes nuk i lejonin FIA-s të ndryshonte njëanshmërisht rregulloren, pasi nevojitej miratimi i të paktën katër nga pesë prodhuesit e motorëve. “K atër prej tyre nuk ranë dakord gjatë viteve kur diskutuam këto ndryshime”, tha ai.
Sipas Tombazis, pas kritikave të shumta nga pilotët dhe skuadrat, FIA vendosi të rishikojë raportin mes motorit me djegie të brendshme dhe sistemit elektrik, duke e ndryshuar atë në 52/48 në vitin 2027 dhe 60/40 nga sezoni 2028.
Megjithatë, ai vlerësoi spektaklin në pistë, duke theksuar se “garat kanë qenë mjaft emocionuese, me shumë duele dhe parakalime”, edhe pse Mercedesi ka dominuar në rezultate. Në përfundim, Tombazis theksoi se FIA do të vazhdojë të dëgjojë pilotët, por pa humbur nga vëmendja interesin e tifozëve dhe nevojën për gara sa më spektakolare.
