Mund të shënonim 6 gola, e thotë trajneri i Shamrokut

0%

Shamrok Rovers ishte dje në një nga mbrëmjet më të mira, ndërsa fitoi 3:1 ndaj Egnatias. Sfida e parë në turin e tretë të Ligës së Europës i pa irlandezët të krijonin 25 raste për shënim. Trajneri Stephen Bradley i Shamrokut ka peng që nuk u shënuan gola të tjerë, pasi sipas tij mund të ishte rezultat më i thellë. Po ashtu tregon se problemi i Egnatias ishin ndryshimet në formacion.

“Golat? Kjo është pjesa zhgënjyese. Paraqitja jonë ishte e shkëlqyer, ndoshta mund të kishim shënuar katër, pesë ose gjashtë gola. Dhe nuk ishin raste të vështira. E dimë që duhet të shënojmë më shumë. Duket sikur po ankohem, por ne ishim të shkëlqyer dhe krijuam disa raste shumë të mira për të ‘vrarë’ këtë tur. Lojtarët e dinë se kjo ishte një paraqitje e madhe.

Fituam me dy gola diferencë, por mund të kishim fituar me katër ose pesë gola. Por e dimë që do të duhet ta bëjmë edhe atje. Ata nuk do të na lejojnë të luajmë në atë mënyrë, do të kenë vrullin e tyre në ndeshje dhe do të krijojnë momente. Kështu që e dimë se duhet të shkojmë atje dhe të kërkojmë sërish fitoren. Ata erdhën këtu me një plan tjetër loje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ata ishin pa katër ose pesë titullarë të rëndësishëm dhe kjo e prishi ekuilibrin e ekipit të tyre. Dhe nëse shikoni ndeshjen ndaj Araratit në raundin e kaluar, ne duhet të kishim shënuar nga një goditje këndi, kur Piko goditi me kokë. Ne jemi një kërcënim i vërtetë për ta.

Nëse topi vjen në vendin e duhur, gjithçka varet nga koha e ndërhyrjes sonë dhe sonte(dje) e bëmë këtë siç duhet”, u shpreh trajneri i Shamrokut. Kampionët e Shqipërisë ishin me fat. Në stadiumin “Arena Egnatia” do e kenë në dorë kualifikimin, duke qenë se Shamrok njihet për dobësinë që shfaq në transferta.

Burimi: Bota Sot