​Milani dhe Interi barazojnë në derbin miqësor në Australi

0%

Milani dhe Interi kanë barazuar 1-1 në derbin miqësor të zhvilluar në “Optus Stadium” në Perth, para 52.310 tifozëve. Interi kaloi në epërsi në minutën e 52-të me golin e Federico Dimarcos, pas asistimit të Nicolo Barellas. Milani barazoi shtatë minuta para fundit, kur Christopher Nkunku realizoi nga penalltia e fituar pas një pasimi të Luka Modriqit.

Pas ndeshjes, mesfushori i Interit, Hakan Çalhanoglu, kundërshtoi vendimin e gjyqtarit për penalltinë, duke deklaruar se nuk ishte faull. “E panë të gjithë, nuk ishte penallti ”, deklaroi ai. Takimi u hap me një ceremoni në nderim të legjendës së Milanit, Franco Baresi, ndërsa atmosfera u pasurua me interpretimin e këngës së njohur “Nessun Dorma”.

Pas këtij takimi, Milani do të përballet me Chelsean në Indonezi, ndërsa Interi do të luajë kundër Juventusit në Perth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot