Barcelona humbi një “perlë” të afatit kalimtar – ylli i Chelseat

0%

Barcelona ka humbur një mundësi të artë për të transferuar sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro. Sipas Diario Sport , sulmuesi brazilian kishte dëshirë të madhe për t’u transferuar te ‘Spotify Camp Nou’ dhe ishte i gatshëm të shtynte për realizimin e këtij kalimi gjatë muajit qershor.

Chelsea ishte plotësisht i përgatitur për ta shitur atë për rreth 80 milionë euro plus bonuse, me qëllim që të siguronte të ardhura për të respektuar rregullat e Fair Play Financiar. Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës vendosën t’i japin përparësi objektivave të tjera, duke u fokusuar kryesisht te Anthony Gordon dhe Julian Alvarez.

Meqë klubi katalanas nuk avancoi në negociata, mundësia për transferimin e Joao Pedros u mbyll përfundimisht. Tani braziliani është shumë pranë rinovimit të kontratës me gjigantin londinez deri në vitin 2033. Marrëveshja e re, e cila vjen nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, praktikisht i jep fund çdo mundësie që Joao Pedro të transferohet në të ardhmen te Barcelona./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi