Shqiptarët, kudo që janë, janë vëllezër!

0%

Vëllezër janë sipas origjinës, gjuhës, traditës dhe historisë, por djalli, çdo herë, ka futur përçarje në mes tyre për t’i sunduar më lehtë. Nuk mund të mos reagosh kur një klerik mysliman në Prizren përllos flamurin shqiptar, duke thënë se me të nuk shkohet në parajsë, edhe pse për këtë simbol kombëtar e kanë flijuar jetën me qindra e mijëra dëshmorë dhe patriotë shqiptarë.

Kur dëgjon se këto ditë një grup huliganësh në Kosovë paskan përllosur Flamurin Kombëtar, dhe disa media në Shqipëri tentojnë t’i identifikojnë të gjithë kosovarët me këta huliganë, kjo është një shpifje monstruoze, të cilën nuk mund ta durojë asnjë kosovar shqiptar, sepse historikisht shqiptarët e Kosovës kanë rënë dëshmorë për pavarësinë e Shqipërisë.

Edhe Shqipëria e ka ndihmuar Kosovën në luftën e fundit kundër mizorive dhe gjenocidit të kryer nga shteti serb. Asnjëherë të mos harrojmë se shqiptarët i përçan vetëm djalli serb, për t’i sunduar më lehtë. Së fundmi, ai është duke u orvatur me çdo kusht të helmojë raportet vëllazërore Shqipëri – Kosovë, nëpërmjet tradhtarëve të kombit shqiptar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hapjen e konsullatës së Serbisë në Shkodër të Shqipërisë, popullata shqiptare atje e kundërshton me forcë, duke thënë se ende i ka plagët e freskëta të gjenocidit të Serbisë që nga vitet 1912–1913. Atëbotë ushtria serbe i digjte për së gjalli në trungje druri pleq, gra e fëmijë shqiptarë. Kjo periudhë njihet me emrin “Golgota e Popullit Shqiptar”, e shkaktuar nga regjimi mizor serb.

Burimi: Bota Sot