​Mbyllet panairi “Gratë në biznes”, mërgimtarët më të interesuar për

0%

Sot është dita e tretë dhe përmbyllëse e panairit “Gratë në biznes” që po mbahet në Prishtnë. Aty gjatë këtyre ditëve u promovuan bizneset e grave të cilat prodhojnë gjëra artizanale, veshje e ushqime tradicionale. Edibe Muslija, njëra nga gratë ndërmarrëse që promovon gjërat artizanale, përfshirë qilimat, veshje kombëtare e çanta të ndryshme, 75 për qind e tyre thotë se janë punëdore.

Muslija për KosovaPress tha se po kanë blerës, prej tyre më shumë nga mërgimtarët dhe sipas saj, të njëjtit i vlerësojnë më shumë këto produkte. “Më shumë mërgimtarët.

Të them të drejtën mërgimtarët si gjithë herë këto gjërat me artizanale më shumë i duan mërgimtarët, më shumë i vlerësojnë.. kemi tavolina, kemi këto qilimat, punojmë me vekë, kemi edhe me vekë elektrik… çdo gjë, të gjitha i kemi. Çka të kërkojnë, për shembull që i duhet njeriut me artizanat ne i kemi, të gjitha.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kemi veshje kombëtare, kemi çanta, kemi punë dore këtu, dekore… i kemi të gjitha” , tha Muslija. E Fatmire Retkoceri që po shet veshje tradicionale, shputa, kapuça e dorëza po ndahet E kënaqur me shitjet, është edhe Fatmire Retkoceri, e cila shet veshje tradicionale, shputa e kapuçë. Ajo tha për KosovaPress se çmimet i ka të volitshme. “Kemi shitje, mirë kemi.

Jemi nga Qendra për Përkrahjen e Shoqatës ‘Handikos’, persona me nevoja të veçanta. Edhe sende që kemi pasë më mirë: kemi shputa, çorape, kapuça, dorëza, çanta, rruaza…Po jo, shumë të shtrenjta s’janë. Shputat i kemi nga 5€, çorapet nga 2€, këtë të voglat nga 3€, këtu janë nga 2€, çanta 1€, 2€… Kapuçat 10€, 5€… Ja kështu, kapuçat e vogla i kemi nga 3€, kështu që mirë është” , tha ajo.

Se mërgimtarët blejnë më shumë në këtë panair e thotë edhe Emine Tahiri, duke shtuar se kanë nevojë për më shumë panaire. “Mërgimtarët blejnë më shumë edhe janë më të interesuar, sidomos për çylymat e veshjet kombëtare janë shumë të interesuar…. Çmimet janë të volitshme, e di që mundet me i kapë çdokush. Ishalla po kemi mundësi me na bë ndonjë panair pak më shpesh.

Ne që kemi punuar përpara në tregun mobil në Mitrovicë na i hoqën, e morën… Se di, i kanë marrë të tjerat vende, veç Mitrovicën e larguan. Mitrovica u mbet shumë keq, anash mbet”, t ha Tahiri. Panaire të tilla iu shërbëjnë grave ndërmarrëse t’i ekspozojnë bizneset e tyre. Panairi “gratë në biznes” është hapur më 3 gusht, në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Burimi: Bota Sot