Lirohet për tre cent nafta – MINTI publikon çmimet e derivateve

0%

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 5 gusht. Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës 1.77 euro për litër, duke u liruar kështu për tre cent për dallim nga e marta, që ishte 1.80 euro për litër.

Çmimi i benzinës mbetet i njëjtë me të martën, 1.60 euro për litër. Po ashtu i njëjtë edhe çmimi i gazit, 0.60 euro për litër. Çmimet e derivateve të naftës hyjnë në fuqi në ora dhe zgjasin 24 orë.

Burimi: Telegrafi