Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, po intervistohet në

0%

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu gjendet momentalisht në Prokurorinë Speciale duke i intervistuar, mëson KALLXO.com. Deri në publikimin e këtij lajmi, Prokuroria Speciale nuk ka bërë të ditur se në çfarë cilësie po intervistohet ish-ministri Aliu dhe as për cilin rast është ftuar.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe do ta përditësojë lajmin sapo të marrë përgjigje. Pas dorëheqjen nga Qeveria e Kosovës, Liburn Aliu ishte emëruar Drejtor i Portit të Durrësit në Shqipëri, post që e mban edhe aktualisht. Lajmi në përditësim…

Burimi: Kallxo