Hoti për takimin Kurti-Abdixhiku: Te shohim çka u bisedua dje

0%

Para nisjes së mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, ka folur edhe deputeti i zgjedhur Avdullah Hoti. “Të dëgjojmë se çka kanë biseduar dje” , deklaroi Hoti.. Ai u pyet nga gazetarja Qëndresa Bellagoshi, se nëse do të pajtohet me vendimet e partisë? Hoti u përgjigj: “ Ta shohim. Do të na informojnë sot se çka u bisedua dje ”, shtoi ai.

Mbrëmë u takuan kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në përpjekje për të arritur një marrëveshje politike për konsolidimin e institucioneve të vendit. Por, ky takim nuk prodhoi asnjë marrëveshje.

Burimi: Bota Sot