Arsenali shpenzoi 87 milionë euro, tifozët kujtojnë Armando Brojën kur dhuroi spektakël! Arsenali ka shpenzuar plot 87 milionë euro për të siguruar shërbimet e Bruno Guimaraesh nga Njukasëll. Tifozët e Çelsit ndërkohë janë bërë nostagjikë duke thumbuar. Më 19 dhjetor të vitit 2023, Broja dhuroi spektakël përballë Guimaraesh.
Ndeshja në fjalë pati vlerë për çerekfinalet e “Carabao Cup”, ndërsa pas rezultatit të barabartë 1 me 1 ishte Çelsi që kaloi më tej përmes penalltive. Çelsi e shpërndau episodin me Brojën disa ditë më vonë. “Ndaloje këtë Armando”, shkruante Çelsi duke qeshur.
