14 vatra zjarri në 12 orët e fundit në Shqipëri, pesë mbeten ende

0%

Shqipëria është përballur me 14 vatra zjarri gjatë 12 orëve të fundit, ndërsa pesë prej tyre vijojnë të mbeten aktive, duke angazhuar dhjetëra forca në terren dhe mjete ajrore për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Sipas autoriteteve, në operacionet e deritanishme janë angazhuar 182 efektivë, 19 automjete zjarrfikëse, tre helikopterë dhe një avion i Forcës Ajrore.

Ndërhyrjet janë përqendruar në zonën e Dajtit, në fshatin Riban të Mallakastrës, në fshatin Shqiponjë të Prrenjasit, në Vërzhezhë të Skraparit, në Krekëz të Himarës, si dhe në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Në fshatin Riban, falë ndërhyrjes nga toka dhe ajri është eliminuar rreziku për zonat e banuara, ndërsa 15 familje janë evakuuar përkohësisht si masë parandaluese. Autoritetet bëjnë të ditur se nga vatrat e shuar deri më tani janë përfshirë rreth 1.5 hektarë me barishte, shkurre dhe bimësi pyjore, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar nga zjarret që mbeten aktive është ende duke u vlerësuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Strukturat e mbrojtjes civile po vazhdojnë monitorimin e situatës dhe koordinimin e operacioneve për vënien nën kontroll të zjarreve në të gjithë territorin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com