Dy persona janë ndaluar nën dyshimin se me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës më , njofton Policia e Kosovës. Të dyshuarit u ndaluan në fshatin Çeçevë të Zubin Potokut, ndërsa pas intervistimit në polici janë liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë kontrollit të veturës janë gjetur kërpudha, për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumente për prejardhjen e tyre. “Me vendim të prokurorit, malli i dorëzohet Doganës, ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Rasti është iniciuar si “kalim i paautorizuar i kufirit”.
