Dinamo u mposht në Letoni përballë Audas, në ndeshjen e parë të vlefshme për turin e tretë të kualifikueseve të Conference League. Kjo sfidë u mbyll minimalisht 1-0 në favor të letonezëve. Një humbje minimale që vështirë se përtypet në radhët e dinamovitëve, marrë parasysh edhe rastet e shumta të krijuara që nuk u shfrytëzuan siç duhet nga lojtarët.
Qardaku dhe Ayodeji patën shanse të mira për shënim, ndërsa po ashtu edhe Metaj dhe Dita, i shkuan shumë afër golit. Megjithatë, “blutë” e kryeqytetit janë ende matematikisht në lojë për një “biletë” në fazën e “play off” të Conference League, kjo pasi gara është e hapur për të tentuar gjithçka për gjithçka në sfidën e kthimit në “Elbasan Arena”, ndeshje që do të luhet më 13 gusht.
PËRBALLJA E FAZËS SË PARË Dinamo 0-1 Astana, ndeshja e parë. Astana 1-4 Dinamo, ndeshja e dytë. Kualifikohet Dinamo me rezultatin e përgjithshëm 4-2. PËRBALLJA E FAZËS SË DYTË Aluminij 1-1 Dinamo, ndeshja e parë. Dinamo 3-0 Aluminij, ndeshja e dytë. Kualifikohet Dinamo me rezultatin e përgjithshëm 4-1.
Nisur nga këto “skenare”, Dinamo e Ilir Dajës nuk e ka marrë fitoren në takimin e parë, por ia ka dalë të sigurojë kualifikimin në ndeshjen e dytë. Diçka që mund të përsëritet sërish, përballë letonezëve.