Mesfushori i Manchester Cityt tregon ndryshimin mes Marescës dhe

0%

Phil Foden ka folur për herë të parë për punën e Enzo Marescës në krye të Manchester Cityt, duke theksuar se trajneri italian ka sjellë ide të reja pas largimit të Pep Guardiolës. Mesfushori anglez, i cili e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te City nën drejtimin e Guardiolës, u shpreh i kënaqur me mënyrën se si po punohet gjatë fazës përgatitore.

“Të them të drejtën, më ka pëlqyer shumë. Gjithçka që kam njohur deri tani ka qenë Pep Guardiola, kështu që ky është një fillim i ri. Po e shijoj stafin e ri, mënyrën se si po luajmë dhe atë që po bëjmë në stërvitje.

Jam shumë i emocionuar për sezonin dhe shpresoj të kemi një vit të mirë”, deklaroi Foden. 26-vjeçari pranoi se Maresca ka sjellë disa ndryshime taktike, por nuk dëshiroi të zbulojë shumë detaje. “Nuk dua të tregoj shumë për mënyrën se si do të luajmë, por ndoshta mënyra se si mbrohemi është paksa ndryshe. Kemi ide të tjera për ndërtimin e lojës nga prapa dhe më shumë alternativa me topin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mendoj se kjo i përshtatet të gjithëve”, shtoi anglezi. Foden zbuloi gjithashtu se ende nuk ka zhvilluar një bisedë me Marescën për rolin e tij në skuadër, por trajneri i ka kërkuar të jetë shembull për lojtarët e rinj dhe të vazhdojë të punojë me përkushtim.

Burimi: Bota Sot