Rikthimi i shpejtë

0%

Në skuadrën Dukati, ashtu si edhe në pjesën tjetër të prodhuesve në MotoGP, fokusi kryesor mbetet sezoni aktual. Rikthimi i shpejtë i Marks Markez në garën për titull ka bërë që skuderia italiane të ketë sërish mundësi reale për të fituar kampionatin botëror.

Megjithatë, paralelisht po punohet intensivisht edhe për sezonet e ardhshme, sidomos duke pasur parasysh se viti 2027 do të shënojë fillimin e një epoke të re në MotoGP. Rregullorja e re do të sjellë ndryshime të rëndësishme, pasi kapaciteti i motorëve do të ulet nga 1000 ç në 850 ç, ndërsa “Michelin” do t’ia lërë vendin “Pirelli”-t si furnizues zyrtar i gomave.

Për Dukatin, strategjia për këtë tranzicion është tashmë e qartë. Drejtori sportiv i ekipit, Mauro Grasili, në një intervistë për “Speedweek” shpjegoi planin. “Do ta nisim sezonin me specifikime pothuajse të njëjta për të gjitha motorët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, motorët zyrtarë të ekipit të fabrikës do të marrin përditësime garë pas gare, ndërsa kjo nuk do të ndodhë me motorët e ekipeve të tjera satelite” , deklaroi ai.

Kjo do të thotë se Mark Markez dhe Pedro Akosta do të kenë një avantazh të konsiderueshëm ndaj pilotëve të ekipeve satelite të Dukatit, si Gresini dhe VR46, të cilët nuk do të përfitojnë nga përditësimet e vazhdueshme teknike. MARKEZ – Nga ana tjetër, në një intervistë për “MCNews”, Mark Markez dha mendimin e tij mbi prototipin e MotoGP-së për vitin 2027.

“Nuk jam shumë optimist se do të shohim më shumë parakalime vitin e ardhshëm. Do të doja një ndryshim të madh, por nga ajo që kam provuar deri tani, motorët janë pak a shumë të ngjashëm. Motori ka më pak fuqi, gjë që shkurton edhe zonat e frenimit. Por mënyra jonë e frenimit është bërë më agresive.

Në fund, parakalimi do të vazhdojë të jetë i vështirë, madje në disa raste edhe më i vështirë se tani”, u shpreh spanjolli. Markez foli edhe për pilotët që kanë ndikuar më shumë në karrierën e tij. Kur u pyet me cilin kampion do të kishte dashur të garonte në të njëjtën periudhë, ai përmendi pesë herë kampionin e botës Mik Dohan.

Ndërsa për stilin e pilotimit, Markez pranoi se modeli i tij mbetet Kejsi Stoner.

Burimi: Bota Sot