Një emigrant në Itali, ish-punonjës administrate i qeverisë “Rama 1” denoncoi nga sheshi i protestës në ditën e 66-të të rezistencës popullore se iku nga Shqipëria bashkë me familjen e tij pasi nuk mund të vidhte dot siç bënin zyrtarët e pushtetit. Ai akuzoi Ramën dhe Berishën si tradhtarë të kombit që duhet të largohen një orë de më parë.
Ish-inxhinieri i Pyjeve nga Dibra kërkoi që Shqipëria të ndryshonte nëpërmjet kësaj proteste popullore dhe se do qëndronte në sheshin e saj deri në largimin e qeverisë. Ai falënderoi të gjithë protestuesit për qëndresën e tyre, duke përmendur veçanërisht nënat me fëmijë të vegjël dhe personat me aftësi të kufizuara që, sipas tij, nuk e kanë braktisur protestën.
“Ju falënderoj të gjithë qëndrestarëve, atyre nënave me fëmijë të vegjël dhe personave me aftësi të kufizuara, që nuk e braktisën këtë shesh. Këtu po shkruhet historia e re e Shqipërisë. Këta pas meje janë tradhtarët më të mëdhenj të kombit. Jam inxhinier pyjesh. Kam qenë punonjës i qeverisë ‘Rama 1’.
U detyrova të largohem nga atdheu, sepse duhej të vidhja, por nuk mund të vidhja tokën dhe popullin tim. Sistemi që ndërtuan këta na detyroi të emigrojmë”, tha ai.
