Kurti: Ura e tretë në Mitrovicë pritet të përfundojë në fund të vitit

0%

Ura e tretë në Mitrovicë pritet të përfundojë në fund të vitit 2026. Kështu deklaroi më para mediave kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti. Sipas tij, se ura është projektuar me gjatësi 65 metra dhe me gjerësi 22.5 metra.

“Projekti përfshin edhe ndërtimin e dy rrethrrotullimeve, si dhe një segmenti rrugor me gjatësi 500 metra, me katër korsi nga 3.5 metra secila dhe trotuare me gjerësi prej 2.2 metra. Në kuadër të projektit është paraparë edhe rehabilitimi i shtratit të lumit Ibër”- tha Kurti.

Kryeministri në detyrë tha se janë paraparë shtylla ndriçuese përgjatë urës, trotuareve dhe hapësirave përreth lumit. Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, deklaroi se ndërtimi i urës së tretë do t’i ofrojë organeve të sigurisë dhe të rendit qasje sa më të shpejtë dhe më të lehtë në të dy anët e Ibrit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sigurisht që kjo do ta rritë edhe vlerën e kësaj hapësire ku do të ketë edhe ndërtime, por edhe biznese që do të zhvillohen”- tha Basha. Gjatë vitit 2025 u ndërtuan dy ura të reja mbi lumin Ibër, në afërsi të urës kryesore. Njëra prej tyre është dedikuar për qarkullimin e automjeteve, ndërsa tjetra për këmbësorë. Punimet për të dyja urat nisën më .

Ura për automjete u përurua në gusht të po atij viti, kurse ura për këmbësorë u lëshua në përdorim në dhjetor 2025. Të dyja urat lidhin pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës, ndërsa ura kryesore mbi Ibër vazhdon të mbetet e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.

Burimi: Kallxo