​Pasiguria për Torresin, Flick kërkon përforcime në sulm

0%

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka bërë të ditur se kampionët e Spanjës kanë nevojë për përforcime në repartin ofensiv pas largimeve të Robert Lewandowskit dhe Marcus Rashfordit, ndërsa e ardhmja e Ferran Torresit mbetet e paqartë. Tekniku gjerman konfirmoi se klubi katalanas ka bërë një ofertë për sulmuesin e Atletico Madridit dhe Argjentinës, Julian Alvarez, por ajo është refuzuar.

“Kam besim të plotë te Deco. E dimë se duhet të bëjmë diçka. Gjithçka varet edhe nga ajo që do të ndodhë me Ferranin”, deklaroi Flick. Gjatë kësaj vere, Barcelona ka afruar Anthony Gordonin dhe Karim Adeyemin për ekipin e parë, ndërsa Flick theksoi se të dy futbollistët mund të luajnë si në krahë ashtu edhe në qendër të sulmit.

“Gordon dhe Adeyemi mund të luajnë në të dy krahët dhe si sulmues qendror, kështu që kemi shumë opsione. Edhe Lamine Yamal mund të luajë në atë rol” , u shpreh trajneri i Barcelonës. Torres, i cili ka edhe një vit kontratë me Barcelonën, është përfolur për një transferim te kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain, që drejtohet nga Luis Enrique.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot