Një banor i Cërrikut ka kundërshtuar reformën territoriale të propozuar nga mazhoranca, duke deklaruar se qytetarët nuk janë pyetur për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Elbasanin. Banori i bëri thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, që të mbajë një qëndrim publik kundër shkrirjes së institucionit që drejton, ose të largohet nga detyra.
“ I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, të dalë publikisht dhe të kundërshtojë shkrirjen e bashkisë. Nëse nuk është i gatshëm të mbrojë institucionin për të cilin kërkon votën, duhet të largohet”, deklaroi ai.
Ai iu drejtua edhe ministrit të Bujqësisë, Andi Salla, ish-kryebashkiak i Cërrikut, duke thënë se qyteti “nuk do të pranojë ttë aneksohet dhe të administrohet si periferi e një bashkie tjetër”. Banori i Cërrikut: Si qytetar i Cërrikut, doja të flisja për reformën territoriale, sepse atë vend e njoh në çdo rrugë, lagje dhe të gjithë njerëzit.
Shikoja kur PS shkonte e u kërkonte votën të gjithëve për të arritur qëllimet e saj, por po shoh që sot nuk ka shkuar t’u kërkojë atyre banorëve që të shkrihet ajo bashki dhe të bashkohet me Elbasanin. Kisha edhe dy fjalë të tjera. I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Florenc Doka, të dalë publikisht dhe të kundërshtojë shkrirjen e bashkisë.
Nëse nuk është i gatshëm të mbrojë institucionin për të cilin kërkon votën, duhet të largohet. Andi Salla, ministri i Bujqësisë (ish-kryebashkiak i Cërrikut) , duhet ta ketë të qartë që Cërriku nuk do të pranojë të aneksohet dhe të administrohet si periferi e një bashkie tjetër.
I bëj thirrje SPAK-ut të verifikojë bizneset e mëdha dhe të hetojë se kush janë aksionarët, sepse janë të gjithë politikanët e korruptuar aksionarë në bizneset e mëdha. Janë ata që pilotojnë fondet, që na ngrenë gradaçela nga të gjitha anët. Ndërtojnë vila luksoze me paratë tona. Duhet të na japin llogari se çfarë bëjnë me paratë tona dhe fondet e zhvillimit.
