Barcelona “thyen bankën” – realizon transferimin më të shtrenjtë në

0%

Barcelona dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmueses braziliane Kerolin Nicoli, e cila ka nënshkruar kontratë me klubin katalanas deri në vitin 2030, njoftoi klubi katalunas të martën. Barcelona ka paguar 1.2 milion euro, plus bonuse, për transferimin e 26-vjeçares, duke e bërë atë transferimin më të shtrenjtë në historinë e ekipit të femrave të klubit.

E lindur në Sao Paulo, Kerolin Nicoli konsiderohet një nga futbollistet më të spikatura në arenën ndërkombëtare. Barça theksoi në njoftimin e saj se braziliania është një lojtare e aftë të bëjë diferencën në fazën sulmuese falë aftësisë së saj në situatat një kundër një, shpejtësisë dhe instinktit për gol.

Les grans històries no esperen. 💙 𝗞𝗘𝗥𝗢𝗟𝗜𝗡 𝟮𝟬𝟯𝟬 ❤️ pic.twitter.com/6twpXFBQX4 — FC Barcelona Femení (@FCBfemeni) August 4, 2026 “Nënshkrimi i Kerolin Nicolit është një tjetër dëshmi e ambicies së FC Barcelonës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi vazhdon të investojë për të bashkuar futbollistet më të mira në skenën ndërkombëtare, me synimin për të mbetur në majën e futbollit botëror dhe për të vazhduar rrugën e suksesit”, thuhet në deklaratën e klubit.

Operacioni për transferimin e saj nisi disa javë më parë, pasi Barcelona mori konfirmimin për largimin e sulmueses Salma Paralluelo, e cila firmosi me OL Lyoness, si dhe pasi siguroi hapësirën e nevojshme financiare për të realizuar një transferim të madh.

Una nova amenaça ofensiva 🌟💥 pic.twitter.com/fjHkg8T3L6 — FC Barcelona Femení (@FCBfemeni) August 4, 2026 Përveç Paralluelos, Barcelona ka humbur edhe një tjetër emër të madh në repartin ofensiv, fituesen e Topit të Artë Alexia Putellas, e cila iu bashkua London City.

Gjithashtu, nga klubi janë larguar edhe mbrojtëset Mapi León, që firmosi me London City, dhe Ona Batlle, e cila u transferua te Arsenali.

Burimi: Telegrafi