Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

0%

Real Madridi është i gatshëm të kërkojë rreth 150 milionë euro për Vinicius Junior, nëse bisedimet për rinovimin e kontratës së sulmuesit brazilian dështojnë. Sipas “ESPN”, një takim vendimtar mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit madrilen pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, me synimin për të gjetur një marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Raportohet se Real Madridi së fundmi ka përmirësuar ofertën për Viniciusin, duke i propozuar një pagë prej rreth 22 milionë eurosh në sezon. Megjithatë, kjo konsiderohet oferta përfundimtare e klubit dhe nuk pritet të ketë rritje të mëtejshme.

Nga ana tjetër, Vinicius, kontrata aktuale e të cilit skadon në qershor të vitit 2027, kërkon një pagë prej rreth 30 milionë eurosh në sezon, duke krijuar një diferencë të madhe mes kërkesës së lojtarit dhe ofertës së klubit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve, në takimin e kësaj jave negociatat do të udhëhiqen nga shefi i skautimit të Real Madridit, Juni Calafat, i cili do të përfaqësojë klubin në bisedimet me kampin e lojtarit. Pavarësisht se të dyja palët vazhdojnë të synojnë arritjen e një marrëveshjeje, Real Madridi është i gatshëm të dëgjojë oferta për brazilianin në rast se negociatat dështojnë plotësisht.

Klubi dëshiron të shmangë mundësinë që Vinicius të largohet si futbollist i lirë një vit më vonë. Në këtë rast, sipas “ESPN”, madrilenët do të kërkonin rreth 150 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, edhe pse ai do të hynte në vitin e fundit të kontratës së tij.

Vinicius vazhdon të lidhet me një kalim të mundshëm te Arsenali, por deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë zyrtare për sulmuesin brazilian. Spekulimet janë shtuar edhe pas një postimi misterioz të presidentit të Roc Nation Sports, Michael Yormark, gjatë një udhëtimi në Londër, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim se vizita e tij lidhet me të ardhmen e Viniciusit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com