Kapaj para premierës së “Odisea”: Hiqni kufijtë, arti na bashkon

0%

Vendim Kapaj, interpretoi live para publikut në Cineplexx në Prishtinë pak para nisjes së shfaqjes së filmit “Odisea” në formatin IMAX, duke sjellë melodinë që është pjesë e kolonës zanore të filmit.

Pas interpretimit, Kapaj dha një prononcim për KosovaPress ku ka thënë se ndihet krenar që muzika tradicionale e Labërisë po merr njohje më të gjerë dhe tashmë shihet si pjesë e trashëgimisë së gjithë shqiptarëve.

Kapaj: Mos të ketë më kufij “Jam shumë krenar që muzika tradicionale e Labërisë, e Shqipërisë, kurse tani i përket gjithë shqiptarisë, por jam shumë i lumtur që kjo muzikë tradicionale kaloi përtej oqeanit, mund të thuash. Dhe ndihem shumë, shumë, shumë i lumtur, shumë i gëzuar që arti dhe kultura bashkon kombet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dhe unë kam dëshirë që zyrtarisht nga Shqipëria, pra nga Kosova që nga Shqipëria është Shqipëri, të fshihen ato pengesa që janë ato që po na pengojnë akoma të hiqen kufijtë, mos të ketë m ë kufij”, u shpreh Kapaj. Ai ka folur për rëndësinë e promovimit të muzikës tradicionale shqiptare në skenat ndërkombëtare, duke treguar se prej 54 vitesh e interpreton këtë muzikë.

Kapaj: Arti dhe kultura janë ambasadorët e parë “Unë kam 54 vjet që transmetoj këtë muzikë tradicionale dhe thuajse në gjithë botën kam qenë, kam performuar kudo. Është vlerësuar, kam marrë disa medalje. Jam shumë i kënaqur që arti dhe kultura janë ambasadorët e parë që shkelin nëpër botë, pastaj shkon dhe politika”, përfundoi Kapaj.

Pas performancës muzikore, publiku pati mundësinë të ndjeke edhe filmin “Odisea”.

Burimi: Bota Sot