Arben Qerimi, i cili gjatë tri viteve të fundit ka ushtruar detyrën e menaxherit dhe ka kryer edhe shumë angazhime të tjera sipas nevojave të klubit, është larguar zyrtarisht nga KF Ferizaj. Qerimi ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e klubit (vendosi nga 1 korriku). “Arsyeja e largimit është moskryerja e obligimeve sipas marrëveshjes dhe kontratës. Klubi më ka borxh dy paga.
Ftoj presidentin e KF Ferizaj, Lulzim Abazi, të reflektojë. Besoj dhe shpresoj se do ta bëjë këtë. I falënderoj trajnerët dhe tifozët ‘Ujqit’ për bashkëpunimin fantastik që kam pasur me ta”, ka deklaruar Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.
